INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Statistika pikante nga Champions League, Neymar është “mbreti” i driblimeve, C.Ronaldo ngjashmëri me Real Madridi-n

Statistika pikante nga Champions League, Neymar është “mbreti” i driblimeve, C.Ronaldo ngjashmëri me Real Madridi-n

Publikuar më: 19:48 14-12-2018

Champions League gjithmonë ka dhuruar spektakël si një ndër kompeticionet që vlerësohet edhe më shumë se Ligat respektive. Këtu përballen skuadrat më të mëdhaja të Europës në një garë të barabartë. Por, diçka që patjetër nuk ka ikur nga syri i mediave janë edhe statistikat e lojtarëve të ndryshme dhe cili prej tyre shkëlqeu më shumë. Cili shënoi më shumë? Kush ishte pasuesi më i mirë? Cila skuadër nuk fitoi asnjë ndeshje? Rekordet më pikante të këtij sezoni vijojnë si më poshtë…

BOMBERI LEVANDOVSKI – Sulmuesi i Bajernit është aktualisht në krye të listës së golashënuesve pas këtyre 6 ndeshjeve, duke e gjetur rrugën e golit 8 herë dhe duke u konfirmuar një vrasës përpara porte. Polaku ndiqet nga Lionel Mesi i Barçës me 6 gola, ndërsa Paulo Dibala (Juventus), Dushan Tadiç (Ajaks), Musa Marega (Porto), Edin Xheko (Roma), Nejmar (PSG) dhe Andrej Kramariç (Hofenhaim) kanë të gjithë nga pesë.

PORTIERI I BOMBARDUAR – Ylli i Kuq i Beogradit ose Cërvena Zvezda nuk bëri një sezon të keq pas rikthimit prej shumë vitesh në Ligën e Kampioneve, por portieri tyre Milan Borjan, vuajti si asnjë koleg tjetër gjuajtjet e kundërshtarëve. Ai bëri më shumë pritje se të gjithë (39), duke lënë pas Jeroen Zoet (PSV, 37) dhe Samir Handanoviç (Inter, 32). Megjithatë, lojtari i kombëtares kanadeze pësoi edhe më shumë gola se të tjerët në këtë fazë, 17.

MJESHTRI I DRIBLIMEVE – 32 driblime regjistroi Nejmar. Ata që i afrohen më shumë janë Lukas Moura (Totenhem) dhe Rahim Sterling (20).
“SNAJPERI” KROS – Mban këtë nofkë dhe jo më kot. Toni Kros bëri 503 pasime të sakta në 6 ndeshje dhe saktësia e tij ishte 95.1%. Në podium, mesfushorit gjerman i bashkohen dy mbrojtës: Ajmerik Laport i Sitit (474) dhe Manuel Akanzhi i Dortmundit (442).

CR7 DHE REALI – Sulmuesi i Juves dhe ish-klubi i tij kanë diçka të përbashkët: asnjë ekip dhe lojtar nuk kanë shënjestruar më shumë portën se ata. Kampionët e Europës kanë bërë 120 goditje, 3 më shumë se Barça dhe 9 më shumë se Siti. Ronaldo ka tentuar 28 herë të godasë, 1 më shumë se Herri Kejn (Totenhem).

DISIPLINA – Valencia u eliminua, por kaloi në Ligën e Europës përpara Jang Bojsave. Ekipi i Marselinjos ishte skuadra më e “masakruar” në këtë fazë me 108 faulle të pësuara. Ndërsa zviceranët më të padisiplinuarit, me 109 faulle të shkaktuara.

TË PAMPOSHTURIT – Vetëm Barça, Porto, Bajerni dhe Lioni nga 32 skuadrat në total që morën pjesë në këtë fazë, nuk e ndjenë shijen e humbjes. Portugezët grumbulluan më shumë pikë se të gjithë, 16.

HERËN TJETËR – Në anën tjetër, Monako, PSV, AEK dhe Hofenhaimi e mbyllën fazën e grupeve pa e ndierë shijen e fitores. Grekët nuk arritën të fitojnë asnjë pikë në Grupin E, ndërsa Monako e mbylli Grupin A e fundit, me vetëm 1 pikë dhe dy gola të shënuar.

Article Logic
Execution time: 0.0040359497070312