INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sportmediaset bën publik lajmin e bujshëm: Filippo Inzaghi në drejtimin e kombëtares shqiptare!

Sportmediaset bën publik lajmin e bujshëm: Filippo Inzaghi në drejtimin e kombëtares shqiptare!

Publikuar më: 09:28 22-06-2017

Pasi Paolo Tramezzani preferoi të qëndronte në Zvicër për të drejtuar skuadrën e Sionit, FSHF nuk e ka ndaluar punën dhe ka kaluar menjëherë tek emri i radhës në listë.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, në tavolinën e drejtuesve të lartë të futbollit shqiptar është edhe emri i bujshëm i Filippo Inzaghit. Ish sulmuesi i Italisë kampione bote dhe Milanit të yjeve sapo ka mbyllur një sezon të suksesshëm me ekipin e Venezias, të cilin mundi ta ngjiste në serinë B. Kujtojmë se ky ishte vetëm viti i dytë i Inzaghit tek profesionistët, duke debutuar fillimisht tek gjigandët e Milan pasi kishte drejtuar ekipet e moshave të kuqezinjve. Debutimi i tij nuk ishte aq fatlum pasi Milan e mbylli kampionatin në vendin e 10-të, por Superpippo e rimori veten tek Venezia. Më herët gjatë kësaj merkatoje është përfolur edhe për të marrë drejtimin e Sassuolos, e cila në fund zgjodhi që të besonte pankinën te Cristian Bucchi. 

Article Logic
Execution time: 0.0028331279754639