INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sokol Balla feston ditëlindjen! Dhurata që i bëri vetes është thjesht fantastike [FOTO]

Sokol Balla feston ditëlindjen! Dhurata që i bëri vetes është thjesht fantastike [FOTO]

Publikuar më: 17:26 08-05-2018

Sokol Balla është një ndër gazetarët më të suksesshëm në vendin tonë, padyshim arritjet e tij në fushën e gazetarisë janë bërë shembull për një numër të madh të rinjsh, të cilët synojnë median dhe ekranin.

Edhe pse është një personazh shumë i komentuar dhe i njohur masivisht nga publiku, Sokol Balla, rrallë herë tregon detaje nga jeta e tij private.

Gjithsesi kur vjen puna tek ditëlindja dhe vendi fantastik në të cilin ndodhesh për të festuar, nuk mund të rrish duarkryq dhe të mos postosh një foto apo video nga koncerti i grupit legjendar, “U2”.

qwedrft.png

Mesa duket personazhi më i ri INTv, i ka bërë dhuratën më të bukur vetes, më rastin e ditëlindjes dhe këtë gjë na e ka treguar edhe neve me anë të disa fotove dhe videove që ka postuar në rrjetin e tij social Instagram.

“Është një ditë e bukur, është ditëlindja ime”, ka shkruar Balla bashkangjitur fotove nga koncerti i “U2” i cili u zhvillua në Kalifornia.

Screenshot_2018-05-08-12-25-59-1-300x382.png

Ai ka publikuar vazhdimisht foto dhe video nga nata e magjishme që me shumë gjasa ka qenë i mirëplanifikuar dhe shumë i dëshiruar nga gazetari.

Screenshot_2018-05-08-12-25-23-1-300x369.png

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828