INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Skifterja e Zemrës'' e Bes Kallakut dhe Klajdi Harunit tashmë edhe në gjuhë tjetër! E vodhën? Ja e vërteta [FOTO / VIDEO]

''Skifterja e Zemrës'' e Bes Kallakut dhe Klajdi Harunit tashmë edhe në gjuhë tjetër! E vodhën? Ja e vërteta [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 21:55 25-06-2018

“Skifterja zemrës” e Besit dhe Klajdit ndërkombëtarizohet, si ju duket?

Ndodh shpesh që një këngë ta dëgjojmë në disa versione dhe e njëjta gjë i ka ndodhur edhe këngës së njohur të Bes Kallakut dhe Klajdi Harunit “Skifterja ime”.

Një këngë e dedikuar për Xhensila Myrtezaj e cila u lançua gjatë vitit të kaluar pak pas dasmës së çiftit të njohur, por tani do ta dëgjojmë edhe në gjuhën greke. “Skifterja e Zemrës” është huazuar nga reperi i njohur grek TUS dhe Plaza. Nisur nga suksesi që kjo këngë kishte në Greqi në ditët e para të publikimit, këngëtarët grekë e kanë parë të arsyeshme ta këndojnë në një version grek, por sigurisht me disa fjalë shqiptare dhe duke falënderuar Bes Kallakun e Klajdi Harunin.

Është Besi ai që e ka publikuar si foto e video në instastory, ndërkohë që të njejtën gjë ka bërë edhe Klajdi i cili i thotë Besit me shaka që tani janë ndërkombëtarizuar.

 

besosa.png

lzar.png

Article Logic
Execution time: 0.0039517879486084