INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skëndërbeu me 'dhimbje koke', një tjetër lojtar drejt largimit

Skëndërbeu me 'dhimbje koke', një tjetër lojtar drejt largimit

Publikuar më: 11:32 24-05-2018

Ekipi i Skëndërbeut vihet sërish në vështirësi pasi një nga lojtarët kryesorë të tij duket se do të marrë rrugën drejt Tuqisë. Bëhet fjalë për sulmuesin e tij kryesor Ali Soëe, i cili këtë sezon ka bërë më të mirën e tij tek skuadra e Skëndërbeut duke shënuar mjaft gola.

Sulmuesi është aktualisht në pronësi të Kievos por i huazuar tek skuadra Shqiptare e Skëndërbeut. Performance e shkëlqyer ka bërë që skuadra të shumta të interesohen për të, por ajo që duket më konkrete është ekipi i madh turk i Trabzonsporit që prej kohësh ndjek talentin nga Gambia.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke duke shkruar për të se është makineri e vërtetë për gola. Shuma e ofruar nga Trabzonspori arrin shifrën e 200 mijë eurove dhe duket si i pakundërshtueshëm nga Kievo.

Article Logic
Execution time: 0.0029971599578857