INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skena erotike në film? Edhe si homoseksuale? Aktorja s’mendohet gjatë [VIDEO]

Skena erotike në film? Edhe si homoseksuale? Aktorja s’mendohet gjatë [VIDEO]

Publikuar më: 14:37 24-06-2018

Edhe pse e re në moshë, aktorja Enxhi Cuku duket e përkëdhelur nga fati pasi deri më tani numëron 5 filma të xhiruar. E ftuar në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi ajo tregoi lidhjen e saj të fortë me kinemanë dhe punën e vazhdueshme për të fituar role të reja. Moderatori e pyeti në lidhje me skenat intime që ende duken tabu në prodhimet shqiptare ndërsa ajo nuk mendohet gjatë:

‘Nuk e kam problem. Jam shumë e hapur për të eksploruar role. Për mua gjithçka varet nga skenari, nëse më pëlqen skenari pse jo’.

Në vijim të bisedës, Ermali e pyet nëse do pranonte të interpretonte një histori dashurie homoseksuale, duke i përmendur si partnere të mundshme Klea Hutën dhe Olta Gixharin.

‘Mund të jetë Klea Huta, Olta, kushdo tjetër. Nuk është aktorja, por skenari. Nuk është zgjedhja ime personale me kë do Enxhi të bëj dashuri’.

LAJMI_2_BRENDA.jpg

Mësoni më shume rreth punës së Enxhit për filmin e saj të fundit pas minutës së 8-të të intervistës në ‘Një kat më lart’.

Article Logic
Execution time: 0.0039248466491699