INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skema e TVSH, biznesi i vogël protesta në Pogradec, kërkojnë…

Skema e TVSH, biznesi i vogël protesta në Pogradec, kërkojnë…

Publikuar më: 14:45 26-04-2018

Vazhdojnë kundërshtimet nga ana e bizneseve të vogla për përfshirjen në skemën e TVSH-së.

Protestat janë zhvilluar në Pogradec, ku pronarë të bizneseve të vogla kanë dalë në rrugë duke protestuar kundër përfshirjes në skemën e taksimit.

Skema e miratuar nga qeveria u fut në fuqi në datën 1 prill, ndërkohë tregtarë të shumtë në vend e kanë kundërshtuar, duke protestuar dhe duke mbyllur qepenat e bizneseve të tyre.

Ata shprehen se do t’i mbyllin subjektet e tyre nëse kjo situatë vazhdon kështu, pasi sipas tyre, kjo skemë në gjashtëmujorin e parë të vitit do të sjellë rreth 25 mijë deri në 30 mijë biznese të mbyllura dhe gjashtëmujorin e dytë do të mbyllë rreth 50 mijë biznese në total.

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045