INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të hekurosni rrobat pa u lodhur

Si të hekurosni rrobat pa u lodhur

Publikuar më: 20:19 22-01-2019

Po ju japim disa këshilla se si hekurosja të mos jetë e lodhshme.

1.Zgjidhni pëlhurën e cila hekuroset lehtë, ndërkaq më lehtë do të hekurosni nëse rrobat i hekurosni para se të thahen tërësisht, d.m.th. duhet të jenë pak të njoma.

2.Hekurosja mund të jetë e lehtë, madje edhe relaksuese nëse rrobat i lajmë dhe i thajmë në mënyrë të drejtë shkruan Telegrafi. Kini kujdes që të mos thahen shumë, posaçërisht nëse nuk posedoni hekur me avull, dhe me kujdes palosni pas marrjes nga vendi i tharjes.

3.Disa orë para se të filloni hekurosjen spërkatni me ujë të vakët, mbështillni në formë rrethi dhe vendosni në qese plastike, lini të qëndrojnë disa orë.

4.Rrobat e bardha nga liri apo pambuku, si edhe ato me ngjyra vezulluese, hekurosni nga pjesa e jashtme, ndërkaq ato me ngjyra të errëta nga pjesa e brendshme, në mënyrë që të mos u dëmtohet ngjyra.

5.Nga pjesa e brendshme hekurosen rrobat e mëndafshta, ato me zbukurime në formë dantellash, rrobat nga stofi i kadifenjtë.

6.Rrobat nga stofi hekurosni duke i vendosur sipër një leckë të njomur, në mënyrë që të mos “vezullojnë”.

7.Këmishët dhe bluzat hekurosen duke filluar nga jaka, pastaj kalohet tek krahët – në fillim manshetat. Pas hekurosjes së krahëve fillohet pjesa e parë e këmishës, pastaj pjesa e shpinës, ndërkaq pjesa nga janë pullat hekuroset nga ana e brendshme.

8.Kur i hekurosni vijën e pantallonave, filloni nga pjesa e sipërme, pastaj bashkoni këmbët e pantallonave sipas gjatësisë dhe rrafshoni.

9.Largojeni të sipërmen dhe hekuroseni këmbën e poshtme, pastaj sipër saj lëshojeni pjesën e sipërme të këmbës së pantallonave dhe hekuroseni edhe atë.

10.Pantallonat ktheni edhe nga ana tjetër dhe përsëriteni të njëjtin veprim.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545