INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Si t’i veshim dhe t’i kombinojmë atletet e famshme ''grandpa sneakers'' [FOTO]

Si t’i veshim dhe t’i kombinojmë atletet e famshme ''grandpa sneakers'' [FOTO]

Publikuar më: 18:00 16-04-2018

Nga Irini Meçe

E keni menduar që të jetoni ndonjëherë pa atlete? Kam përshtypjen se jo dhe kjo për faktin e thjeshtë që atletet janë këpucët më të rehatshme që mund të veshim ndonjëherë. A nuk jeni dhe ju dakord me ketë? Ato nuk dalin asnjëherë jashtë mode. Këtë vit janë rikthyer në modë ato atlete të stilit retro ose të quajtura ndryshe “grandpa sneakers”. Këto atlete ishin super popullore dhe në modë në fillim të vitit 2000, por tani janë rikthyer në një mënyrë më moderne, duke na thënë se ky trend është për çdokënd dhe për çdo stil, nga stili boho deri në atë elegant. Është një trend që të gjithë duhet ta provojnë. Ndër të parat që riktheu sërish këtë trend ka qenë padyshim Rihanna, për të vazhduar tek Bella Hadid dhe Kendall Jenner. Ky lloj trendi ishte i pranishëm edhe në koleksionet e fundit pranverë/verë 2018. Ju duket pak i guximshëm si trend për ta veshur? Na lejoni që t’ju japim disa ide se si të veshim “grandpa sneakers” dhe t’i përputhim me stilin tuaj.

Me xhinse

A ka kombinim më të bukur dhe të thjesht se sa me xhinse? Nxirrni nga garderoba juaj xhinset tuaj (provoni edhe xhinset vintage denim) dhe kombinojini ato me “grandapa sneakers” dhe keni për të krijuar një veshje shumë stil dhe thjeshtë në të njëjtën kohë.

a82c4ad7-e007-40fa-b28c-efe30aeda4c3.jpg84aa7d92-76b2-4ba1-aa57-5799dd9a9b69.jpg

Me fustane apo funde të gjata

Nëse doni që të dilni pak nga ‘monotonia’ e kombinimit klasik xhinse me ‘sneakers’, atëherë provojini ato me një fustan pranveror apo me një fund të gjatë që është edhe një trend tjetër për këtë sezon. Nëse mendoni se fustanet shkojnë vetëm me taka për t’u dukur sa më shumë elegante, hiqni dorë nga ky mendim pasi fashionistat nëpër botë, por edhe këtu tek ne po na tregojë të kundërtën.

deb2060f-5afc-4394-9693-87840776c697.jpg2d6925f5-a31e-491a-8802-c3f8a9ec906c.jpg

Me pantallona dhe funde të shkurtra

Një nga gjërat që mezi presim të veshim në stinën e pranverës janë fundet apo pantallonat e shkurtra. Këtë pranverë shtojini veshjes suaj edhe “grandpa sneakers”.

7db8057b-28b6-41d4-9253-62043eead3ca.jpge3d10eec-e0fa-43b2-8dee-8acb2f450b18.jpgfd59aaff-1cc0-49a1-b334-7477f44076f8.jpg917e6789-a9f2-418f-ae3e-300668669ccc.jpg5ea734ba-7573-47e7-9f2a-77f6d2bd86fa.jpg

Me “trousers suit”

Të ashtuquajtura “trousers suit”, kostumi klasik pak maskilist është padyshim edhe trendi më i madh për momentin. E kishit menduar se mund të kombinohej pikërisht me këto “grandpa sneakers”? Përveçse është një kombinim i mrekullueshëm, ju padyshim do të jeni vajza më me stil me këtë kombinim. I përshtatshëm për punë, një kafe pasdite me miqtë, apo për një gotë verë në darkë.

cc2c1fcf-f5e1-4156-98c7-f1efe78cfc1a.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0010120868682861
    array(1) { ["section"]=> string(78) "si-t-i-veshim-dhe-t-i-kombinojme-atletet-e-famshme-grandpa-sneakers-foto-55423" }