INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët shpenzojnë shumë për veshjet, ja kalojmë dhe gjermanëve...[VIDEO]

Publikuar më: 10:14 28-02-2018

Edhe pse Shqipëria renditet ndër shtete me të ardhura të ulëta për frymë dhe me pagën minimale më të ulët në Europë, për veshje dhe këpucë nuk kursehen fare. Ne shpenzojmë po aq sa mesatarja e europiane e shteteve të BE-së. Sipas të dhënave të më të fundit të Anketës buxhetore të INSTAT, shpenzimet për veshje dhe këpucë zënë 4.8% të totalit të shpenzimeve, vetëm 0.1 pikë% më pak se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.  Por, po sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët renditen të fundit për sa i përket pagës minimale në Europë, me vetëm 180 euro në muaj, duke lënë pas edhe vendet e rajonit.
Duke krahasuar të dhënat midis vendeve të Bashkimit Europian, shqiptarët shpenzojnë më shumë se 14 shtete anëtare të BE-së edhe më tepër se gjermanët që shpenzojnë për veshje dhe këpucë, 4.5% të totalit të shpenzimeve, ndërsa belgët shpenzojnë 4.3% për këtë grup mallrash.
Shqiptarët shpenzojnë më shumë edhe se disa nga vendet e Ballkanit. Grekët shpenzojnë më pak se ne. Vetëm 3.8% e shpenzimeve të tyre shkojnë për rroba dhe këpucë. Gjithashtu edhe Bullgaria renditet ndër vendet ku shpenzimet për veshje dhe këpucë janë shumë më të ulëta se vendet e tjera të Bashkimit Europian, me 3.2%.
Po kush shpenzon më shumë?
Italianët kanë më shumë qef të ndryshojnë veshjet dhe renditen të parë në Evropë, por dhe janë ndër eksportuesit më të mëdhenj të tyre në të gjithë Europën. Në Itali 6.3% e shpenzimeve totale shkojnë për veshjet dhe këpucët.
Mbi mesataren Europiane shpenzojnë edhe estonezët dhe portugezët.

Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783