INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët në Greqi vrasin njëri-tjetrin! Humb jetën futbollisti 18 vjeçar nga bashkëmoshatari i tij

Shqiptarët në Greqi vrasin njëri-tjetrin! Humb jetën futbollisti 18 vjeçar nga bashkëmoshatari i tij

Publikuar më: 22:04 05-12-2018

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në shtetin e Greqisë. Futbollisti 18 vjeçar Marios Isa me origjinë shqiptare është qëlluar me armë zjarri.

Tashmë në dritë ka dalë edhe emri i autorit që ka kryer këtë krim të tmerrshëm. Ai e ka pranuar krimin në polici, duke shpjeguar se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta dhe në gjaknxehtësi e sipër ka qëlluar mbi shokun e tij.

Marios Isai aktivizohej me ekipin e futbollit Herakles në Greqi. Ndoshta një arsye e përleshjes midis tyre ka qenë një sasi e konsiderueshme parash që janë gjetur në posedim të 18 vjeçarit Mario Isa, i cili ka lindur dhe është rritur në Kavala dhe më parë ka luajtur në ekipin e futbollit lokal”,- shkruan “Protothema”.

Paraprakisht, mjekësia ligjore bën me dije se vdekja ka ardhur nga një plumb i vetëm që i riu ka marrë në gjoks, duke i shpuar mushkërinë. I riu mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:00.
Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. Pavarësisht kësaj ende nuk ka një motiv zyrtar për vrasjen e shqiptarit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506