INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthejnë depot e fishekzjarreve. Bilanc tragjik, 24 të vdekur dhe 40 të plagosur

Shpërthejnë depot e fishekzjarreve. Bilanc tragjik, 24 të vdekur dhe 40 të plagosur

Publikuar më: 13:11 06-07-2018

24 persona të vdekur dhe 40 të tjerë të plagosur, është ky bilanci tragjik pas shpërthimit të një depoje me fishekzjarre në Meksikë. Shpërthimet më të mëdha u zhvilluan pasi emergjencat arritën në vendin e ngjarjes në qytetin Tultepec. Autoritetet njoftojnë se ndër viktimat janë katër zjarrfikës, pesë policë dhe një i mitur. Tultepec ndodhet rreth 30 km nga qyteti i Meksikës dhe njihet si kryeqyteti piroteknik i vendit. Një treg në qytet është dëmtuar rëndë dy herë nga shpërthimet. Më shumë se 40 vetë vdiqën në shpërthimin e  vitit 2016 ku në atë kohë, u bënë thirrje për mbylljen e tregut. Por, Presidenti Enrique Pena Nieto, premtoi ta rindërtonte atë dhe të ndihmonte qindra artizanë vendas, të cilët kishin humbur banesën e tyre. Ndërkohë edhe në fillim të këtij viti, pati një tjetër shpërthim ku u vranë shtatë persona.

Article Logic
Execution time: 0.0035781860351562