Pas martesës, Orinda Huta ka një kërkesë të ëmbël për Turin. Do ia plotësojë ai?! [FOTO]

Aug 13, 2017

Orinda Huta dhe Turjan Hyska po shijojnë muajin e tyre të mjaltit në Tajlandë dhe na është dukur sikur jemi me ta pasi çdo gjë e kanë postuar në rrjetet sociale. Ata janë një ndër çiftet më të dashur dhe më simpatikë për publikun shqiptarë dhe nuk kemi as dyshimin më të vogël që ia plotësojnë çdo dëshirë njëri-tjetrit. Gjatë muajit të mjaltit zbuluam që Orinda ka një dashuri të pakushtëzuar për elefantët e vegjël dhe mesa duket e ka menduar seriozisht të ketë një të tillë. Të paktën këtë dëshirë i ka shprehur Turit. Ajo ka postuar një foto të “natgeo” në Instagram, të një elefanti të vogël dhe i ka thënë Turit se e do, madje ka menduar edhe për emrin, Jennifer, si Jennifer Laërence dhe ka menduar që shkurt ta thërrasë Jennie.

Të shohim nëse do e marrin një elefant të tillë! 

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll