INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoku i adoleshentit, që piu fostoksinë në Berat dëshmon një arsye tjetër për vetëvrasjen e tij

Shoku i adoleshentit, që piu fostoksinë në Berat dëshmon një arsye tjetër për vetëvrasjen e tij

Publikuar më: 11:08 27-10-2016

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Berat, ku një 17-vjeçar i dha fund jetës duke pirë fostoksinë ka folur një prej bashkëmoshatarëve.
I riu nga Berati është e gabuar ajo që u fol dje se ai mund të jetë vetëvrarë se e tallnin shokët meqë ishte nga fshati. Sipas tij tallja nuk ishte arsyeja që 17-vjeçari vrau veten, por shkak ishte një vajzë që ai e donte shumë, por ajo e refuzoi. Nxënësi ka folur për Jeta osh qef,  se Titi ishte një ndër djemtë më të mirë që kishte ajo shkollë, i urtë, i edukuar dhe që të gjithë e donin, por jeta e tij filloi të ndryshonte, kur ra në dashuri me një vajzë, e cila e refuzoi.

Rrëfimi i plotë i shokut të adoleshentit:
"Përshëndetje, unë e njihja shumë mirë atë djalë, ishte shoku im, ai ishte shumë djalë i mirë, të gjithë e donim Titin. Shkolla përbëhet nga 96% nga fshati. E vërteta qëndron këtu, që në vit të parë donte një vajzë që kishte që në vit të parë, e donte dhe kishte rëndë brenda keq me atë, ky i propozoi, por ajo nuk pranoi, u vetëvra, piu fotoksinë. Atë vajzë ai e kishte në klasë, hapej vetëm me një djalë nga klasa, ky shoku i tha lëre se nuk bëhet gjë. Ky mbylli Facebook-un një ditë parë se të pintë fotoksinë. Kishte rënë shumë keq me atë gocën, i propozoi ai, por kjo s’pranoi, ia bëri të qartë që jo dhe nga kjo ai piu fotoksinë. Ishte tip i mbyllur në vetvete, Titi nuk hapej me asnjë, nuk e menduam që do të arrinte deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta dhe jo ajo që thotë policia".

Adoleshenti P.Xh nga fshati Tomorr i Beratit prej dy vitesh ndiqte studimet në Berat, por një tronditje e rëndë psikologjike e shtyhu atë të ndërmerrte këtë akt të rëndë. Kjo ngjarje mori një vëmendje të madhe nga opinioni publik dhe u tha fillimisht se tallja nga shokët mund të ishte shkaku pra bullizmi. Po rrëfimi i bashkëmoshatarit të Titit flet për një pistë dashurie të refuzuar.

Article Logic
Execution time: 0.0043258666992188