INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokohet bota e biznesit, arrestohet princi miliarder i Arabisë Suadite. Erdhi me jaht luksoz në Shqipëri

Shokohet bota e biznesit, arrestohet princi miliarder i Arabisë Suadite. Erdhi me jaht luksoz në Shqipëri

Publikuar më: 17:09 06-11-2017

Mbreti i ardhshëm i Arabisë Saudite ka forcuar kontrollin e pushtetit të tij, duke arrestuar të paktën 11 princa përfshirë investitorin miliarder të shquar Princin Alwaleed bin Talal si pjesë e një hetimi ndaj korrupsionit. Princi Alwaleed, nip i mbretit dhe pronar i firmës investuese Kingdom Holding. Kompania që ai zotëron ka investuar 300 milionë dollar në Tëitter në 2011-ën, dy vite përpara se kompania të dilte publikisht. Në 2015-ën investoi edhe 50 milion të tjera dhe aktualisht është një prej investitorëve më të mëdhenj të kompanisë. Ai ishte midis 11 princave, katër ministrave dhe dhjetëra ish-ministrave të arrestuar, tre zyrtarë të lartë. Pretendimet ndaj princit Alwaleed përfshijnë pastrimin e parave, marrjen e ryshfeteve etj. Ndërsa Princi Miteb është akuzuar për përvetësim, punësime fantazmë dhe dhënien e kontratave kompanive të tij, duke përfshirë një marrëveshje prej 10 miliardë dollarësh për radiofonikët e valixheve dhe pajisjen ushtarake anti-plumb. Lajmi i spastrimit erdhi pasi mbreti Salman dekretoi të shtunën vonë krijimin e një komiteti anti-korrupsion të kryesuar nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, djali i tij 32-vjeçar i preferuar i cili ka grumbulluar pushtet këto tre vjet. "Atdheu nuk do të ekzistojë nëse korrupsioni nuk është rrënuar dhe të korruptuarit duhet të mbajnë përgjegjësi", shkruhet në dekretin mbretëror.

Analistët thanë se arrestimet ishin një masë tjetër parandaluese nga princi i kurorës për të hequr nga rruga të fuqishmit pasi ai ushtron kontroll mbi eksportuesin kryesor të naftës në botë. Trupit të ri i është dhënë kompetenca e gjerë për të hetuar rastet, për të lëshuar urdhër-arrest dhe për kufizimet e udhëtimit si dhe për të konfiskuar asetet.
Princi Alwaleed bin Talal, është një prej njerëzve më të pasur në botë. Në 2013-ën ai bleu 2.5% të aksioneve të distributori Kinez JD.com. Vitin e kaluar Alwaleed bleu aksione në rivalin numër një të Uber, Lyft. Ai ka realizuar takime edhe me CEO e Snap Evan Spiegel për një investim të mundshëm edhe pse nuk ishte arritur një akord. Investimet e tij në botën e teknologjisë filluan në vitet 90 dhe që atëherë ai zotëron aksione në Apple dhe e Bay për mese 15 vite. Arrestimi i tij është më shumë një lëvizje e Princit Mohamed Bin Salman, pretendentit kryesor për fronin Saudit, për të konsoliduar pushtetin. Mbetet e paqartë nëse princi i preferuar i Mbretit Salman do të shfrytëzojë autoritetin e tij dhe komitetit anti korrupsion të sapo formuar për të konfiskuar asetet e Alwaleed të cilat vlejnë afro 32 miliard dollar.
Në 25 gusht princi mbërriti në Shqipëri me jaht luksoz
Princi i Arabisë Saudite, Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, zbaroi në portin e Durrësit gjatë25 paradites së gushtit me një jaht luksoz. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama por edhe nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Article Logic
Execution time: 0.0042259693145752