INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkohet prokurori i dosjes së '21 janarit'

Shkarkohet prokurori i dosjes së '21 janarit'

Publikuar më: 09:25 12-07-2018
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Prokurori Cama, i cili ka hetuar edhe dosjen e 21 janarit, kishte zgjedhur të ishte vetë në salle dhe pa avokat. Trupa gjykuese përbëhej nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.  Relatorja e çështjes Pamela Qirko, deklaroi se për këtë prokuror janë konstatuar probleme ne deklarimin e pasurisë, por edhe në pastërtinë e figurës së tij. Në raportin e DSIK-së (Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar), thuhet se prokurori ka qenë i përfshirë në një çështje korrupsioni në vitin 2005, kohë kur ka qënë në krye të prokurorisë së Lushnjes.
Sipas relatores është arritur në konkluzionin se prokurori Camaj nuk është i përshtatshëm për të vijuar detyrën. Këto konkluzione janë kundërshtuar nga vete prokurori, i cili kërkoi rikonfirmimin në detyre duke i rikujtuar trupës së KPK-së vitin 1997, kur ai ka vijuar të kryeje detyrën pavarësisht se shteti kishte rënë, si dhe hetimin e dosjes së 21 janarit ku prova e gjetur prej tij, ka zbardhur këtë ngjarje.
 
Article Logic
Execution time: 0.0039200782775879