INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihni sesi në parlamentin iranian digjet flamuri i SHBA-së, thirret ‘Vdekje Amerikës’ [VIDEO]

Shihni sesi në parlamentin iranian digjet flamuri i SHBA-së, thirret ‘Vdekje Amerikës’ [VIDEO]

Publikuar më: 12:54 09-05-2018

Mbrëmjen e djeshme, kur e gjithë bota priste mes tensionit dhe ankthit vendimin e Presidenti të SHBA-ve Donald Trump për ecurinë e marrëveshjes bërthamore me Iranian, në parlamentin e Republikës Islamike ishin mbledhur në një seancë urgjente.

Kur Trump njoftoi tërheqjen e SHBA-ve nga pakti bërthamor, politikanët iranianë, deputetë e ministra, nisën të thërrisnin në kor “Vdekje Amerikës” dhe dogjën për të parën herë në historinë e Parlamentit të Iranit, flamuj amerikanë.

Ligjvënësit, duke përfshirë një klerik shiit, mbajtën flamurin e ndezur në duar ndërsa kolegët e tyre iu bashkuan këngëve të tyre. Ata gjithashtu dogjën një copë letre që përfaqësonte marrëveshjen bërthamore.

Ndonëse liderët e Europës u përpoqën të bindin presidentin Trump që të mos tërhiqej nga marrëveshja bërthamore ata dështuan.

Por edhe pas vendimit të Trump për të braktisur paktin shtetet perëndimore shprehen të bindur se marrëveshja do të vijojë përtej largimit të SHBA-së.

Article Logic
Execution time: 0.0023598670959473