INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shantazhonte ish-të dashurën: 2000 mijë euro, ose të publikova fotot intime

Shantazhonte ish-të dashurën: 2000 mijë euro, ose të publikova fotot intime

Publikuar më: 17:01 21-12-2017

Një 29-vjeçar ka përfundur në pranga të policisë me akuzën e shantazhit. Prej kohësh i riu i bënte shantantazh ish-të dashurën se, do i publikonte disa foto nudo. I arrestuari është shtetas G. Shkurti, banues në Kurbin. Shkurti është denoncuar nga 48-vjeçarja me iniciale D.P. Nga dëshmitë e gruas, mësohet se ajo e kishte paguar të riut 1150 euro ndërsa ai vazhdonte ti kërkonte edhe 2000 euro të tjera, duke e kërcënuar se do t’i publikonte fotot intime. Kjo e fundit ka denoncuar në polici. Mësohet se ata kanë qenë të lidhur dhe pas ndarjes, 29-vjeçari e shantazhonte gruan me nxjerrjen në rrjetet sociale të fotove intime. Mbi të riun rëndon akuza e kryerjes së veprës penale “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b/1 i Kodit penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0035488605499268