INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Scott Disick e ka personale me Justin Bieber, “nxehet” me një tjetër ish të kanadezit! [FOTO]

Scott Disick e ka personale me Justin Bieber, “nxehet” me një tjetër ish të kanadezit! [FOTO]

Publikuar më: 23:29 30-05-2017

Nga një në ditë!

Mund të thuhet që Scott Disick i ndërron femrat më shpesh se të brendshmet, dhe do të ishte e drejtë pasi në javën e fundit është frekuentuar me një të ndryshme në ditë. Por pjesa më interesante është se këto të ditëve të fundit kanë një të përbashkët të vogë. Ato janë ish-e të Justin Bieber dhe jo vetëm flirte, pasi  Sofia Richie ishte e dashura më serioze që këngëtari kanadez ka patur që pas Selena Gomez. E fundit në radhë ishte brunia bukuroshe Chantel Jeffries, e cila mori vëmendjen e ish partnerit të Kourtney Kardashian. Tashmë duket se ka diçka personale me Bieber, ndoshta pasi ky i fundit është përfolur gjerësisht se ka shkuar me Kourtney, që për më tepër është mamaja e tre fëmijëve të Scott. Pra, situate është bërë personale.

scott2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664