INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sampaoli largohet nga Argjentina ? Federata merr vendimin!

Sampaoli largohet nga Argjentina ? Federata merr vendimin!

Publikuar më: 11:22 10-07-2018

Turpërimi i Argjentinës këtë Botëror duket se I faturohet i gjithi trajnierit dhe të gjithë tifozët pas dorëheqjes së Masceranos, të rradhës presin Sampaolin të largohet një orë e më parë.

Horge Sampaoli, edhe pse ende përkohësisht, do të vazhdojë të mbetet trajner i Argjentinës. Ditën e sotme, në federatën argjentinase u mbajt një takim mes trajnerit, dhe presidentit Tapia.

Federata nuk dëshiron ta pushojë nga puna Sampaolin, prej klauzolës që ai ka në kontratë, ku federata do detyrohet t’i paguajë 9.1 milionë dollarë.

Por, Sampaoli nuk ka pranuar as të japë dorëheqjen, dhe kështu, ai do të vazhdojë të mbetet trajner, ndoshta edhe për pak kohë, pasi negociatat që trajneri të japë dorëheqjen po vazhdojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596