INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e dhimbshme! Ndërron jetë legjenda e muzikës botërore, ja ARSYEJA

Sa e dhimbshme! Ndërron jetë legjenda e muzikës botërore, ja ARSYEJA

Publikuar më: 18:13 14-09-2019

Ylli i viteve ’80, këngëtari i njohur Eddie Money është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin. Në një video të publikuar muajin e kaluar ai zbuloi se vuante nga kanceri i ezofagut në fazën e katërt.

Eddie ka arritur sukses në vitet ’70 dhe ’80 me këngë të tilla si “Two Tickets to Paradise” dhe “Take Me Home Tonight”. Money nxori në treg 11 albume dhe shiti afro 30 milionë regjistrime në karrierën e tij prej 4 dekadash.

Ai gjithashtu shkëlqeu në filmin Real Money që debutoi vitin e kaluar. “Është kaq e vështirë ta imagjinojmë botën pa të. Megjithatë ai do jetojë gjithmonë përmes muzikës së tij”, tha familja në një deklaratë. Ai është i njohur për shumë hite si Baby Hold On etj.

106128780-1568388492333gettyimages-632966522-600x337.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336