INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

S’jeni regjistruar ende në universitete? Durim ka ende vende të lira, njihuni...[VIDEO]

Publikuar më: 15:39 14-09-2018

Regjistrimet në universitete këtë vit po kryen në tre raunde me disa faza. Faza e parë ka përfunduar, ndërsa e dyta nis nesër dhe vijon deri në 20 shtator. Ndaj kush nuk ka mundur deri tani të regjistrohet ka një shans të dytë, pasi 30% e vendeve janë ende të lira. Nga rreth 24 mijë aplikime për studime të larta, 70% e maturantëve janë regjistruar e ky është dhe grupi më me fat, pasi kanë fituar në degën që kanë patur preferencë të parë. Pjesa tjetër, së bashku me maturantët e që dhanë provimet në vjeshtë, mund të garojnë për kuotat e mbetura bosh.

Këtë vit ka rënë në sy dega e Gjuhës Gjermane. Tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, tek kjo degë ka patur shumë kërkesa dhe për pasojë dhe shumë regjistrime, ndaj kanë mbetur vetëm 9 vende të lira për në raundin tjetër. Kjo me shumë të ngjarë lidhet me faktin se Gjermania ka hapur dyert për të punësuar të huaj por kriter kryesor është të njohësh gjuhën. Mësohet se në fakultetet e Universitetit Mjekësor janë plotësuar që në fazë të parë 90% e vendeve. Pak vende të lira kanë mbetur dhe në disa nga fakultetet më të kërkuara të Universitetit të Tiranës, si Drejtësia, Informatika, Financa e Administrim Biznesi me afro 20 kuota për secilin. Po më shumë vende të lira ka në Universitetin Politeknik dhe në atë Bujqësor, ku deri më tani vetëm 50% e vendeve janë plotësuar. Për raundin e ardhshën procedurat për plotësimin e formularit A3 kanë nisur dhe regjistrimet mund të kryehen duke filluar nga dita e shtunë. Po fillimisht duhet të shkarkoni mandatpagesën e personalizuar, në të cilën ndodhet kodi i aplikimit dhe më pas mund të nisin plotësimi e formularit.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051