INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’do e besoni, mënyrën e re për të larguar ankthin dhe depresionin! [VIDEO]

S’do e besoni, mënyrën e re për të larguar ankthin dhe depresionin! [VIDEO]

Publikuar më: 12:00 25-10-2016
Në ditët e sotme, njerëzit përjetojnë shumë presion nga mjedisi që  i rrethon.
Rrjetet sociale ndikojnë gjithashtu negativisht në gjendjen shpirtërore, pasi jeta e përditshme po lidhet shumë me ta. Eskpertët kanë dhënë sinjalin pozitiv për largimin e depresionit dhe ankthit  te ata që janë prekur, por paralajmërojnë  edhe ata që kanë mundësi për t’u prekur. Thelbi i zgjidhjes sipas tyre është: Qëndroni vetëm! 
Kjo gjë duket e çuditshme, pasi dikur është thënë se duhet ndihmë nga njerëzit e tjerë për ta kaluar. Ata e hedhin poshtë këtë zgjidhje, duke theksuar se duhet të qëndroni sa më shumë vetëm. Kjo gjë ndihmon në kthjellimin e mendimeve, pasi vetëm ju e dini çfarë është e mire, apo jo për vetën tuaj. Ja disa hapa si ta arrini këtë gjë, duke qëndruar vetëm:
 
1. Dilni edhe vetëm, mos prisni të tjerët
Zbulojeni botën, sipas mënyrës suaj, pa pasur nevojën e dikujt që t’ju shoqërojë. Mos u varni nga të tjerët, por çojeni deri në fund dëshirën tuaj për të njohur njerëz të rinj dhe për të parë vende të reja.
 
2. Mësoni më shumë për veten tuaj kur jeni vetëm
Duke qëndruar vetëm, do mësoni më shumë çfarë kërkoni në jetë. Do njihni veten tuaj më mirë!
 
3. Jini të lumtur edhe duke qëndruar vetëm
Nuk është e nevojshme, të kërkoni lumturinë vetëm dukë qëndruar të lidhur me dikë.  Nëse nuk jeni të lumtur me veten tuaj, mos prisni të jeni me të tjerët.
 
Shikoni edhe këtë video, e cila pasqyron si ta kalosh bukur kohën tënde duke qëndruar vetëm:
 

Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703