INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Zbulohen detaje nga supersfida Angli-Kroaci! Më shumë, se thjesht një ''gjysmëfinale''...

Rusi 2018/ Zbulohen detaje nga supersfida Angli-Kroaci! Më shumë, se thjesht një ''gjysmëfinale''...

Publikuar më: 11:31 11-07-2018

Luhet sot në orën 20:00 takimi i dytë i gjysmëfinales së këtij Botërori, supersfida midis Anglisë dhe Kroacisë, në stadiumin “Luzhniki” në Moskë. Stadium ky, i cili ka një kapacitet prej 81000 spekatorësh.

Gjyqtarët e kësaj sfide, priten të jenë: Cuneyt Cakir, B. Duran, T. Ongun (Turqi), B. Kuipers (Holandë).

Kanë mbërritur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Kroacia për herë të dytë pas 20 vitesh dhe Anglia që ka fituar trofeun e vitit 1966, e cila nuk kërkon të mjaftohet me kaq.

Megjithatë, llogaritë nuk mund të bëhen në bazën e statistikave. Anglezët besojnë, po ashtu dhe kroatët! Është një ditë për t’u parë dhe shijuar. Është një ditë ku do të mësohet, se kush do të shoqërojë Francën për finalen e 15 korrikut.

Zlatko Dalic po jeton një ëndërr, ndërsa sot pritet që të luajë me skemën e tij të preferuar, 4-2-3-1.

Pjesa ofensive e skuadrës së tij është pika më e fortë e skuadrës, të mbështetur edhe nga portieri Subasisc që ka pritur disa penallti kundër Rusisë dhe Danimarkës, për t’i dhënë dalmatëve kualifikimin e ëndrrave.

Ndoshta sot është dita e së vërtetës, e cila do të tregojë se sa fuqi ka kjo skuadër ballkanase për të shkuar më tej.

Nga ana tjetër janë ishullorët, që me ftohtësinë e tyre si popull, por edhe me atdhedashurinë që kanë, mbi të gjitha shoqëruar me egon për të fituar këtë trofe pas 52 vitesh dhe sloganin ‘’It’s coming home’’.

Formacionet e mundshme: Kroaci - Angli

Kroacia (4-2-3-1): Subasic, Vida, Lovren, Corluka, Strinic, Brozovic, Rakitic, Rebic, Modric, Perisic, Mandzukic. Trajner: Zlatko Dalic.

Anglia (3-1-4-2): Pickford, Maguire, Stones, Ëalker, Henderson, Trippier, Lingard, Delle Ali, Young, Sterling, Kane. Trajner: Gareth Southgate.

Article Logic
Execution time: 0.0039031505584717