INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç: ''Përgëzime djemve, por ata nuk janë normalë...''

Rusi 2018/ Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç: ''Përgëzime djemve, por ata nuk janë normalë...''

Publikuar më: 10:58 12-07-2018

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, pati vetëm fjalët më të mira për djemtë e tij, të cilët i çoi në qiellin e shtatë.

Daliç, u shfaq i ngazëllyer pas kualifikimit historik ndaj Anglisë për në finale.

“E meritonim këtë arritje. Përgëzime djemve, por ata nuk janë normalë. Këta djem të mrekullueshëm e dogjën në fushë. Ajo që kanë arritur sot ka qenë vetëm fantazi më parë.

Mënyra si vrapuan, si luftuan, nuk ishte parë ndonjëherë më parë. Falë tifozëve që kishin ardhur nga e gjithë Kroacia, Bosnja apo e gjithë bota. Ende nuk e kemi thënë fjalën tonë të fundit.

Nuk besojmë se ky është fundi ynë. Kemi edhe një ndeshje, dhe në dashtë Zoti, do shpallemi kampionë.

Ndoshta nuk jemi ende të vetëdijshëm për atë që kemi bërë, por bota nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë Kroacia.” – ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057