INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rruga e rritjes dhe edukimit

Rruga e rritjes dhe edukimit

Publikuar më: 11:18 05-04-2018

Nga Lira Gjika

Rruga e rritjes dhe edukimit është e gjatë dhe me shumë të papritura, pa të cilat, fëmija nuk mund të rritet. Ai duhet të mësojë të ecë, të flasë, kur të rëzohet të mos presi, që ta ngrejnë, por të ngrihet vetë. Të mësojë e kuptojë fjalët, të ushqejë veten, të fitojë kontrollin e trupit, që ti kryej gjërat, ku duhet dhe kur do të jetë gati. Ai, fëmija, duhet ti përballojë, përjetojë dhe përvehtësojë këto të papritura. Këtu qëndron dhe kyçi I edukimit. Prindërit kanë një rol shumë të rëndësishëm, në këtë proces, ata janë modeli dhe siguria, por këtë rrugëtim, fëmija do ta realizojë vetë. Edhe pse do të jetë krah prindërve, ai, prapë, do ta përjetojë vetëm me veten e tij.

Prindër, nëse vërtetë doni ta mbroni fëmijën, mos e shikoni fëmijën tuaj të vogël, edhe pse ashtu është, por shikojeni njeri, njeri, që po rritet. Mos e trëmbni me frikën tuaj alarmante, sepse vetëm dëm I bëni, por inkurajojeni, mësojeni dhe nxiteni, si të administrojë ankthin, frikën, pasigurinë nga përballja me tjetrin dhe mbi të gjitha përballjen me veten. Artikulojani mendimin tuaj ashtu siç ju e dini, por pa paragjykuar sjelljen, veprimin apo fjalët e fëmijës. Jepini kohë fëmijës ti bëjë të vetat sygjerimet tuaja, pasi ashtu si dhe ju, nuk mund ti përdorë apo të veprojë menjëherë sapo e dëgjon apo shikon një gjë.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0057311058044434