INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronela Hajati flirton me Adrian Gaxhën, ngacmon me të kuqen [FOTO]

Ronela Hajati flirton me Adrian Gaxhën, ngacmon me të kuqen [FOTO]

Publikuar më: 14:09 27-06-2017

HOT në katror! 

Nuk ka si të ndodhte ndryshe kur bëhen bashkë një këngëtare seksi si Ronela Hajati dhe një këngëtar po aq seksi nga Maqedonia si Adrian Gaxha. Në fakt bëhet fjalë për klipin e ri bashkëpunues të dy artistëve i cili duket se është në gati përfundimit. E sigurt është që xhirimet janë mbyllur duke qenë se ishin vetë dyshja ato që postuan orë e fundit një foto të shkëputur nga klipi. Çfarë fotoje madje...te dy të veshur si kërcimtarë latinë duke flirtuar me njëri-tjetrin nën ndriçimin e ulët me nuanca të kuqe.

RonelaAdrian.png

Por nuk ka mbaruar me kaq pasi vetëm pak minuta më parë, Ronela ka publikuar dy foto e veshur me një fustan të kuq të ngushtë, si për të paralajmëruar dy klipet e reja këtë verë. Hmm e kuqja tërbon edhe demin, e jo më ne që tashmë mezi presim të shohim projektet e reja të artistes!

Ronce.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941