INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo dhe Messi bashkohen pas shumë vitesh për të bekuar

Ronaldo dhe Messi bashkohen pas shumë vitesh për të bekuar "Superclassico"

Publikuar më: 20:28 04-12-2018

Sipas mediave spanjolle “Superclassico” argjentinase midis River Plate dhe Boca Juniors do të bëhet edhe më interesante, pasi në stadiumin “Santiago Bernabeu” do të jetë edhe dyshja Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Dy rivalët më të mëdhenj të futbollit në dekadën e fundit thuhet se do të ftohen personalisht nga presidenti Perez, për të nderuar arritjet e tyre.

Juventus do të luajë ndaj Inter të premten, dhe AS raporton se Ronaldo do të rikthehet në Madrid për të parën herë që pas largimit gjatë verës.

Ndërkohë, Barcelona do të luajë derbin ndaj Espanyol të shtunën dhe, si një argjentinas, Messi do të shkojë për të parë ndeshjen një ditë më pas.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043179988861084