INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldinho “dërgon” Salah në La Liga

Ronaldinho “dërgon” Salah në La Liga

Publikuar më: 19:15 16-08-2018

Legjenda e futbollit, Ronaldinho së fundmi ka pohuar se ka një pëlqim të madh për sulmuesin egjiptian të Liverpool, MohamedSalah. Dinho beson se Salah do të jëtë si në parajsë nëse transferohet në Spanjë.

“Mohamed Salah është i shkëlqyeshëm dhe ka mundësi që të bëhet sërish golashënuesi më i mirë i Ligës Premier për sezon e dytë radhazi. Por, do të ketë një konkurrencë të madhe me dyshen Aguero e Kane”.

“Salah ka aftësi për të luajtur në çdo klub dhe në çdo ligë. La Liga do të jetë shumë e përshtatshme për një lojtar të mirë si Mohamed Salah dhe për të do të jetë si një parajsë”, tha ish-futbollisti. Kujtojmë se Salah është lidhur disa herë me një transferim të mundshëm në La Liga pranë Real Madrid apo Barcelonës

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758