INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: ‘Studentët na kushtojnë shumë. Rritja e tarifës e pamundur’

Rama: ‘Studentët na kushtojnë shumë. Rritja e tarifës e pamundur’

Publikuar më: 20:02 08-12-2017

Kryeministri Edi Rama thotë se një student në Shqipëri kushton shumë më tepër sesa paguan. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e ekselencës të universitetit Luigj Gurakuqi, në Ditën e Rinisë, Rama u është përgjigjur pyetjeve të studentëve një ndër të cilat ishte për kushtet e munguara në universitete. Rama

Disa gjëra përpiqesh që të mos i thuash. Sa është kostoja e një studenti në universitet? Një student në Shqipëri kushton shumë më tepër sesa mund të përballoj, tarifën e tij. A mund të rritet kjo tarifë? E lehtë për tu thënë, e pamundur për tu bërë. Fjala autonomi është përdorur shumë, nuk duan përgjegjësi, por vetëm liri. Duan autonomi që të mos kontrollohen por që lekët tia u jap qeveria. Nuk mund të lëvizin tarifat, edhe ato pak rritje që u bën, u bë sikur, një broçkullë kazani. Është e vërtetë gjithashtu se investimi në infrastrukturë, jo vetëm në arsim por në çdo gjë, ne kemi investuar më shumë sesa është bërë.
Pyetjes se përse nuk ka një bibliotekë shkencore, kryeministri ju përgjigj se fondet i merr Akademia e Shkencës, e cila është kthyer në një vend mbrojtje për personat me grada. Ata duhet të reformohen, sa të reformohen ata, në marrim fondet e bëjmë bibliotekë shkencore universitare.

>

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00463795661926
    array(1) { ["section"]=> string(67) "rama-studentet-na-kushtojne-shume-rritja-e-tarifes-e-pamundur-44348" }