INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama e përjashtoi nga PS-ja flet Gjetani: Nuk më ka bërë Rama socialist...[FOTO]

Rama e përjashtoi nga PS-ja flet Gjetani: Nuk më ka bërë Rama socialist...[FOTO]

Publikuar më: 16:11 07-09-2018

Edi Rama ka përjashtuar ditën e sotme në nota të ashpra deputetin e Lezhës, Gjetan Gjetani pas ankesës që ai bëri ditën e djeshme për policinë e korruptuar në Kurbin.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe vet deputeti, i cili thekson se Rama nuk ka të drejtë ta përjashtoj pasi nuk e ka bërë ai socialistë.

Ndër të tjera Gjetani nuk tërhiqet nga fjala e tij, që do vazhdoj të ngrejë zërin për padrejtësitë.

"Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, eshte nje vendim i padrejte.

Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje. Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin. Perkundrazi, shtoi vetem nje doze tjeter te arrogances se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetem nuk është ajo cfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve.

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.

Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye" shkruan në facebook Gjetani.

WhatsApp_Image_2018-09-07_at_16.06.36.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0043020248413086