INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria lëshon lajmin e mirë për pensionistët

Qeveria lëshon lajmin e mirë për pensionistët

Publikuar më: 15:57 27-07-2016

Me rritjen e indeksit të çmimeve siç është praktikë rriten dhe pensionet. E këtë vit qeveria shqiptare lëshoi dorën, pasi ditën e sotme miratoi rritjen e pensioneve për 635 mijë pensionistë.
Lajmin e bëri publik Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, duke thënë se u bë indeksimi i pensioneve në masën 1.6%. Pra rritja e pensioneve do të jetë në masën 1.6 përqind dhe do të hyjnë në fuqi në muajin gusht dhe kjo shtesë parash që llogaritet të jetë 662 milionë lekë do të përballohen nga fondet e planifikuara për rritjen e pensioneve në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016.
Krahas vendimit për rritjen e pensioneve, qeveria miratoi edhe disa vendime të tjera. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “ Për barazimin e masës së shtesës së pensioneve të posaçme shtetërore.”
Sipas Këshillit të Ministrave vendimi rregullon një padrejtësi ndër vite ndaj një sërë figurash të vlerësuara, të artit, kulturës, sportit e shkencës, që kanë dalë në vite të ndryshme në pension dhe vendimet për pensionet e posaçme për këto personalitete. Bazuar në këtë vendim parashikohet të përfitojnë 286 persona, të cilat aktualisht përfitojnë pension pleqërie ose familjar dhe kanë kontribuar në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës.
Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë nga data 1 gushti i këtij viti. Fondi shkon në 6 milion lekë dhe do të jepet nga Buxheti i Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604