INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria italiane për refugjatët në det ‘’Do ta shihni Italinë vetëm në kartolinë

Qeveria italiane për refugjatët në det ‘’Do ta shihni Italinë vetëm në kartolinë"

Publikuar më: 11:21 25-06-2018
Qeveria e ekstremit të djathtë në Itali u ka bërë thirrje anijeve të shpëtimit në Detin Mesdhe që të mos shpëtonin mijëra emigrantë që rrezikonin të mbyteshin të dielën, pavarësisht 6 thirrjeve për ndihmë nga anijet e paidentifikuara.
Në Twitter, Matteo Salvini ministri i brendshëm i Italisë, shkruajti: "Është detyrë e autoriteteve libiane që të ndërhyjnë, siç po bëjnë çdo ditë."
Anija me 630 njerëz në bord u zbarkua në Spanjë, ndërsa një tjetër me 240 njerëz mbeti në det të hapur gjatë fundjavës.
Salvini ka thënë se refugjatë të tillë do ta shihnin vendin e tij vetëm "në një kartolinë".
Zyrtarët thanë se anijet që transportonin emigrantë nga Afrika e Veriut në Evropë, ishin të gjitha në ujërat e Libisë dhe për rrjedhojë, përgjegjësia ishte e saj.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094