INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Punësimi i LGBTIQ, falë shumë mbështetësve po merr zgjidhje[VIDEO]

Publikuar më: 15:44 31-08-2017

Komuniteti LGBTIQ në vendin tonë ende nuk është pranua tërësisht nga shoqëria dhe për këtë arsye ata ndeshen dhe me shumë problem, ku spikat punësimi. Në këto kushte prej dy vjetësh kompania The headhunter ka mbështetur këtë komunitet dhe drejtuesi i saj, Elton Ilirjani që është dhe pjesë e LGBTIQ ka bërë maksimumin që të negociojë me kompani të ndryshme që pjestarë të këtij grupimi të punësohen. Sot me mbështejen e Vodafone Albania ata kanë bërë të mundur që të publikojnë dhe një raport me të dhëna interesante mbi barazinë në punësim.
“Në 2017 kemi një zhvillim pozitiv rritje me 14% të të punësuarve nga LGBTIQ, 58 të punësuar nga komuniteti e ato janë nga kompani ndërkombëtare. E vështirë të depërtosh edhe tek institucionet shtetërore,” tha Ilirjani.
Për kompanitë miqësore me këtë komunitet do të ndahen dhe disa çmime në 5 shtator. Në takim ishte dhe komisioneria kundër diskriminimit e cila apeloi që dhe vetë komunitete mund të denocojë pranë institucionit që ajo drejton çdo abuzim në vendin e punës.

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838