INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Pse vitamina C është e rëndësishme për lëkurën

Pse vitamina C është e rëndësishme për lëkurën

Publikuar më: 13:10 02-10-2017

Vitamina C, e njohur si acidi askorbik, është një lëndë ushqyese mjaft e rëndësishme për shëndetin. Mjekët rekomandojnë shpesh që të marrim sasi të konsiderueshme të kësaj vitamine. Ndërkaq, edhe HealthTap na jep katër fakte kyçe për të.

Vitamina C ose acidi Askorbik ka disa efekte të dobishme për trupin tonë: ai rrit thithjen e hekurit, kalciumit dhe acidit folik, redukton reaksionet alergjike dhe forcon sistemin imunitar, por ajo është gjithashtu një aleat i vlefshëm i lëkurës për shkak të përmbajtjes së antioksidantëve. Vitamina C, megjithatë, nuk sintetizohet nga trupi, prandaj duhet të merret nëpërmjet ushqimit, ndërkohë që për të pasur efekt në lëkurë nuk mjafton vetëm të ushqyerët në mënyrë të shëndetshme: kremrat, maskat dhe serumet janë themelore për të luftuar plakjen dhe për të arritur rezultate të dukshme. Ja gjithçka që duhet të dini rreth Vitamina C dhe si të përfitoni sa më shumë prej benefiteve të saj.

Përfitimet prej vitaminës C
Acidi Askorbik njihet si një nga antioksidantët më të efektshëm të lëkurës, që neutralizon radikalet e lira, ka një efekt anti-inflamator dhe gjithashtu përmirëson elasticitetin e lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. Në sajë të aciditetit të saj natyror përshpejton qarkullimin e qelizave, stimulimin e lëkurës në shtresat e thella dhe në sipërfaqe duke favorizuar eliminimin e qelizave të vdekura. Vitamina C gjithashtu ka edhe një efekt zbardhues, ajo pengon krijimin e një enzimë të quajtur Tyrosinase, e cila stimulon sintezën e melaninës, një përgjegjës për formimin e njollave në lëkurë. Vitamina C stimulon rinovimin e qelizave dhe e bën lëkurën jo vetëm të duket më e re, por edhe më të shkëlqyeshme. Së fundi, acidi Askorbik mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, ngadalëson plakjen, efekte prej duhanit dhe ndotjes.

Vitamina C është më mirë të merret nga ushqimet se sa si suplement
Dozën ditore të Vitaminës C është më mirë ta merrni nga ushqimet natyrale se sa si suplement. Frutat janë një burim i mirë i saj, si limoni, qitro, papaja, kivi, luleshtrydhet, portokallet, apo perimet, sidomos specat, brokoli dhe lakra.

Ndihmon trupin të përthithë hekurin
Ekspertët thonë se vitamina C ndihmon trupin, veçanërisht zorrët për të përthithur sa më shumë hekur. Një studim i National Institutes of Health tregon se vitamina C rrit përthithjen e hekurit non-heme. Non-heme është lloji i hekurit që është më i vështirë për t’u përthithur nga organizmi. Ai gjendet tek indet e kafshët dhe tek bimët). Hekuri heme ndodhet kryesisht tek mishi i kafshëve dhe përmban hemoglobinë, si mishi i peshkut, i pulës, dhe përthithet më lehtë nga organizmi.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00266313552856
    array(1) { ["section"]=> string(52) "pse-vitamina-c-eshte-e-rendesishme-per-lekuren-37941" }