INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse më rrejnë?

Pse më rrejnë?

Publikuar më: 11:28 20-04-2018

Vec disa zyrtarëve shumë të lartë në kohë të ndryshme, nuk kam dëgjuar:

asnjë zyrtar të lartë,

asnjë deputet,

asnjë biznesmen,

asnjë qytetar madje,

asnjë analist,

asnjë studjues,

asnjë artist,

të më thotë nga afër, në intimitet shoqëror, se mezi pret që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian.

As edhe një edukatore kopështi!

Unë kam bindjen se nuk është e rastit.

Pse më gënjejnë xhanëm, kur sondazhet tregojnë se të gjithë duan të hyjnë në BE?

Unë si ata një pabuks jam!

Me leje të posaçme nga Artan Fuga.

Article Logic
Execution time: 0.0039949417114258