INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Propozim i papritur në mes të çmimeve Emmy: I gjithë publiku në këmbë! [VIDEO]

Propozim i papritur në mes të çmimeve Emmy: I gjithë publiku në këmbë! [VIDEO]

Publikuar më: 18:21 18-09-2018

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në “Microsoft Theater”, Los Angeles, eventi i ndarjes së çmimeve Emmy. Mes gjithë yjeve që mbushën teatrin për të kurorëzuar programet më të mira televizive të këtij viti, ndodhën dhe të papritura të tjera. Si përshembull një propozim për martesë.

Regjisori i njohur hollywood-ian, Glenn Weiss, ndërpreu fjalën e tij për t’i propozuar të dashurës.Ai e nisi fjalimin duke i treguar audiencës së nëna e tij ishte ndarë nga jeta pak ditë më parë dhe krejt papritur kaloi tek propozimi i martesës.

“Jam shumë i nderuar të jem sot këtu, por është një shije sa e ëmbël edhe e hidhur. Njeriu më krenar në këtë moment për mua do të ishte ime më, por ajo ndërroi jetë para 2 javësh. Një pjesë e zemrës time është e thyer dhe s’mendoj se do të rregullohet ndonjëherë. Gjithsesi, ajo jeton tek unë dhe do të jetojë gjithmonë.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945