INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Profiterole në 3 mënyra [FOTO]

Profiterole në 3 mënyra [FOTO]

Publikuar më: 10:59 12-05-2018

Ekzistojnë aq shumë opsione, sa është e vështirë të zgjedhësh vetëm një mbushje për të ndarë me ju sot. Brumi i profiteroleve është jo vetëm i bukur, por ai mund të formohet, gatuhet dhe mbushur në shumë mënyra të ndryshme. Sot unë do të ndajnë diçka me ju që mund të përgatitet shpejt dhe me pak përbërës si dhe diçka që merr pak më shumë përpjekje, por që ia vlen për kohën që do harxhoni me të. Natyrisht, para se të filloni me mbushjet, do t'ju duhet të ndiqni recetën e javës së kaluar për përgatitjen dhe gatimin e profiteroleve. Lërini profiterolet të ftohen deri në temperaturën e ambientit para mbushjes.

LULESHTRYDHE DHE KREM ME NJË MAJË PIPERI

1. Rrihni kremin e ëmbëlsirave (të ftohtë) derisa të formojë maja kur të ngrini rrahësen

2. Pritini profiterolet në mes ashtu si do ndanit një simite për sanduiç, ose synoni pak më lartë nëse dëshironi më shumë mbushje kremi

3. Duke përdorur një lugë të vogël ose qese ëmbëlsirash, mbushni çdo profiterol me krem, në mënyrë që gjysma e poshtme të jetë mbushur plot

4. Vendosni disa feta luleshtrydhe mbi kremin

5. Shtoni një sasi të vogël piper të zi më majat e gishtave mbi luleshtrydhet

6. Vendosni gjysmën e prerë të profiterolit mbi profiterolin e mbushur dhe hidhini sheqer pluhur nëse dëshironi

KREM ÇOKOLLATE (E BËRË ME ÇOKOLLATË TË SHKRIRË) ME ÇOKOLLATË TË BARDHË DHE ME BAJAME TË PJEKURA DHE TË THËRMUARA

Përbërësit:

250ml Krem ëmbëlsirash, i ftohtë

80gr Çokollatë e errët (50% -60%), e shkrirë

1-2 Lugë gjelle sheqer pluhur, i situr (shtoni sipas shijes)

200gr Çokollatë e bardhë për kremin mbi profiterolet

Hapat e gatimit:

1. Shkrini çokollatën në mikrovalë për rreth 10 sekonda (ose edhe me shumë) ose në një enë të vendosur mbi një tenxhere me ujë të zier duke e përzier vazhdimisht

2. Pasi çokollata të shkrihet, hiqeni nga nxehtësia. Nëse kuzhina juaj është shumë e ftohtë, lëreni enën e çokollatës mbi ujin e nxehtë, ndërsa vazhdoni të punoni me recetën në mënyrë që të mos ftohet shumë shpejt. Çokollata duhet të jetë shumë e ngrohtë nëse e prekni.

3. Rrihni kremin e ëmbëlsirave (të ftohtë) derisa të formojë maja kur të ngrini rrahësen

4. Shtoni një lugë krem në çokollatë dhe përzijini mirë

5. Hidhni çokollatën e ngrohtë mbi krem dhe përzijini me rrahëse. Punoni shpejt, por jo me forcë me kremin. Ndaloni përzierjen sapo ngjyra të jetë uniforme. Futeni në frigorifer para se ta përdorni

6. Në këtë pikë mund të ndiqni hapat 2 dhe 3 nga receta me luleshtrydhe, ose nëse jeni duke përdorur një qese ëmbëlsirash me një hapje të vogël të rrumbullakët, mund të formoni një vrimë mbi profiterolet me një thikë ose gërshërë të vogël për të lejuar majën e qeses të futet brenda

7. Mbushni profiterolet me krem çokollate. Krem nuk duhet të dalë mbi profiterolet

8. Mbulojini dhe futini në frogorifer ndërsa vazhdoni me hapin e ardhshëm, kremin mbi profiterole

9. Shkrihet çokollata e bardhë duke përdorur të njëjtën metodë si në hapin e parë, por uji nuk duhet të jetë duke valuar

10. Temperatura e çokollatës së bardhë duhet të jetë si temperatura e trupit, as e nxehtë dhe as e ftohtë nëse e prekni

11. Zhytni 1/3 e pjesës së sipërme të profiteroleve në çokollatën e bardhë dhe më pas në bajame

KREM ÇOKOLLATË (E BËRË ME PLUHUR KAKAO) ME ÇOKOLLATË ME QUMËSHT DHE LAJTHI TË PJEKURA DHE TË THËRMUARA

Përbërësit:

250ml Krem ëmbëlsirash, i ftohtë

2 Lugë gjelle pluhur kakao, i situr

1-2 Lugë gjelle sheqer pluhur, i situr (shtoni sipas shijes)

Hapat e gatimit:

1. Kombinoni të gjithë përbërësit dhe rrihini mirë derisa masa të formojë maja kur të ngrini rrahësen

2. Ndiqni hapat 6-11 më lart

12. Në këtë pikë mund të ndiqni hapat 2 dhe 3 nga receta e luleshtrydheve, ose nëse jeni duke përdorur një qese ëmbëlsirash me një hapje të vogël të rrumbullakët, mund të formoni një vrimë mbi profiterolet me një thikë ose gërshërë të vogël për të lejuar majën e qeses të futet brenda

13. Mbushni profiterolet me krem çokollate. Krem nuk duhet të dalë mbi profiterolet

14. Mbulojini dhe futini në frogorifer ndërsa vazhdoni me hapin e ardhshëm, kremin mbi profiterole

15. Shkrihet çokollata e bardhë duke përdorur të njëjtën metodë si në hapin e parë të recetë së dytë, por uji nuk duhet të jetë duke valuar

16. Temperatura e çokollatës së bardhë duhet të jetë si temperatura e trupit, as e nxehtë dhe as e ftohtë nëse e prekni

17. Zhytni 1/3 e pjesës së sipërme të profiteroleve në çokollatën e bardhë dhe më pas në lajthi

 

Falenderojmë Jennifer Mc Ginley për shkrimin e publikuar në intv.al.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00085592269897461
    array(1) { ["section"]=> string(34) "profiterole-ne-3-menyra-foto-58114" }