INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Polonia ''zgjohet'' vonë, Senegali merr 3 pikë të arta [VIDEO]

Polonia ''zgjohet'' vonë, Senegali merr 3 pikë të arta [VIDEO]

Publikuar më: 18:56 19-06-2018

Senegali ka marrë një fitore befasuese dhe shumë të rëndësishme përballë Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin H të Kupës së Botës. Në këtë mënyrë afrikanët hedhin një hap shumë të rëndësishëm për tu kualifikuar në fazën me eliminim direkt.

Senegali ishte konsideruar jo favorit në përballje me Poloninë, por arriti të fitojë me rezultatin 2-1. Ndeshja në minutat e para ishte e baraspeshuar dhe duhej të vinte minuta e 37-të që të vinte goli i parë në këtë takim me një autogol të Cionek.

Me të filluar pjesa e dytë, Robert Lewandowski rrezikoi nga gjuajtja e lirë, por portieri Khadim N’Diaye e dërgon topin në rivënie nga këndi.

Senegali iu kundërpërgjigj me gol në minutën e 60-të. M’Baye Niang në një kundërsulm të shpejtë, kalon edhe Wojciech Szczesny që kishte dalë dhe shënoi me portën e boshatisur.

Polonia tentoi të rikthehet në lojë me Arkadiusz Milik dhe Robert Lewandoëskin, por pa sukses.

Por në minutën e 85-të polakët arritën të gjejnë golin me anë të Grzegorz Krychowiak, i cili shënoi me kokë pas një harkimi të bukur në zonë.

Minutat e mbetur e panë Poloninë në sulm, por pa rezultat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832