INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas tek Argjentina! Messi bën gjestin e pahijshëm në dhomat e zhveshjes

Plas tek Argjentina! Messi bën gjestin e pahijshëm në dhomat e zhveshjes

Publikuar më: 18:30 16-07-2018

Lionel Messi pas dështimit të Argjentinës në Botëror është vënë në shenjestrën e shumë kritikave. Ai thuhet se ka qenë numri një për të marrë vendimet për Argjentinën, madje edhe për formacionet dhe lojtarët e kësaj kombëtarje.

Së fundmi ka qenë mbrojtësi, Nicolas Burdisso që ka rrëfyer se ka pasur një konfrontim fizik me Lionel Messin pasi nuk kishte luajtur siç donte ai.

“Patëm një konfrontim fizik në dhomat e zhveshjes. Nuk mendoj se isha i vetmi që i ka bërtitur atij, por gjërat të tilla ndodhin në zhveshtore. U futëm në dhomat e zhveshjes dhe kur e pashë se po vinte në drejtim timin, u ndala dhe e prita. U detyruan të na ndanin”, tha Burdisso për Telefe në Argjentinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332