INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Plas'' mes tyre? Ky veprim i Flori Mumajesit për Kejsi Tolën po na bën të gjithëve të dyshojmë! [FOTO]

''Plas'' mes tyre? Ky veprim i Flori Mumajesit për Kejsi Tolën po na bën të gjithëve të dyshojmë! [FOTO]

Publikuar më: 20:31 14-12-2018

Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë me fitoren në "Kënga Magjike". Por para disa ditësh këngëtari e ktheu të gjithë vëmendjen tek jeta e tij personale me një postim në Instagram. Flori ka publikuar një foto nga momenti kur interpreton me Kejsi Tolën këngën "Më ke mua", dje tek "Post Kënga Magjike", në studion e të Dielës shqiptare.

"Mërzitem edhe unë me ty ndonjëherë, më shumë për gjëra koti që nuk kanë vlerë. Por e gjej gjithmonë një motiv më fal të them, s’të gënjej dot përmendesh ti më njeh", shkruhej në foto, një frazë e shkëputur nga teksti i këngës së Kejsit.

Mirëpo dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin. Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike dhe kaq është dashur që të përflitet se ata janë në një lidhje.

E si të mos mjaftonin këto, Flori i ka hedhur “benzinë-zjarrit” me një foto të fundit të postuar në Instagram.

Fituesi i “Kënga Magjike 2018” ka publikuar një foto të Kejsit në Instagram shoqëruar me një zemër. Fotoja duket të jetë shkrepur në një studio muzikore ndoshta në ambientet e “Threedots” dhe këngëtarja e “Më ke mua” shfaqet duke qeshur vesh më vesh.

ulala.png

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209