INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pete Davidson i dërgoi Mac Miller foto intime me Ariana Grande para vdekjes? [FOTO]

Pete Davidson i dërgoi Mac Miller foto intime me Ariana Grande para vdekjes? [FOTO]

Publikuar më: 13:52 19-10-2018

Pas vdekjes së Mac Miller erdhi ndarja e Ariana Grande me Pete Davidson. Është përfolur se një ndër arsyet e ndarjes ishte se këngëtarja ndodhej në një situatë shumë të rënduar psikologjike, por mesa duket e vërteta qënka ndryshe dhe fansat e Ariana Grande dhe Mac Miller janë të zemëruar. 

Mediat e huaja po shkruajnë se Pete Davidson i dërgoi Mac Miller foto intime me Ariana Grande dhe sipas pretendimeve të rënda, këngëtarja u nda nga i fejuari i saj Pepe sapo zbuloi lajmin.
Sipas thashethemeve, Davidson i dërgoi reperit të ndjerë foto intime me Grande, për ti dhënë fund shpresave të Miller për të. Ndërsa thuhet se 26-vjeçarja e zbuloi këtë gjë nga të afërmit e Mac dhe i dha fund fejesës me komedianin.

Nuk është ende e qartë nëse lajmi është i vërtetë. Ariana Grande ishte në një lidhje me Mac Miller për 2 vite. Dhe menjëherë pasi i dha fund marrëdhënies me të u fejua me Pete Davidson.

ariana_grande2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582