INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse njerëzit pëlqejnë frikën e shkaktuar nga filmat horror

Përse njerëzit pëlqejnë frikën e shkaktuar nga filmat horror

Publikuar më: 11:43 11-02-2019

Njerëzit tërhiqen nga filmat apo ngjarjet horror ndonëse përjetojnë ekperienca negative. Por si shpjegohet një gjë e tillë?

Një studim i fundit ka treguar se njerëzit pëlqejnë episode të tilla pasi u krijohet përshtypja se marrin nën kontroll ndjenjat e frikës duke stimuluar emocione.Në një nga shumë studimet e realizuara për të hedhur dritë mbi këtë fenomen, specialistët analizuan taktikat mendore të përdorura nga ndjekësit e shtëpive që thuhet se zotërohen nga fantazmat për të maksimizuar ose zvogëluar frikën e tyre.

Në eksperimentin e realizuar nga ekspertë të Universitetit në Danimarkë u survejuan 280 persona që kishin vizituar shtëpi të frikës.

Studiuesit u fokusuan në mënyrën sei ata kontrollonin frikërat e tyre.

Testi zbuloi se kishte shumë ndryshime mes atyre që iu kërkua në minimizonin frikën e tyre dhe atyre që iu kërkua të maksimizonin frikën.Dhe të gjithë pjesëmarrësit u pa se ata u afruan fizikisht me njëri-tjetrin.Eksperimenti vërtetoi se atyre përsonave që iu kërkua të maksimizonin frikën ishin më të kënaqur me situatën e tmerrit edhe pse ishin tejet të frikësuar.

Testi sugjeron se filmat horror ose përvoja të ngjashme i ndihmojnë njerëzit të ndihen sikur po e kapërcejnë rrezikun e stimuluar."Kur njerëzit raportuan se ata ishin më të frikësuar, nuk mund të thonë se ata ishin të frikësuar për jetën e tyre, por gëzonin një gjendje të lartë të zgjimit [emocional], sesa frikë të pastër", nënvizuan specialistët.Hulumtimet e fundit kanë ndihmuar për të krijuar një ide më të qartë për mekanizmat që kontrollojnë frikën në trurin e njeriut dhe disa shkencëtarë po punojnë për ta zhdukur atë.

Një studim i botuar në vitin 2017 nënvizoi se kishte zbuluar një mënyrë për të fshirë kujtesën e frikës nga truri.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00088405609130859
    array(1) { ["section"]=> string(66) "perse-njerezit-pelqejne-friken-e-shkaktuar-nga-filmat-horror-86681" }