INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përralla e muzikës

Përralla e muzikës

Publikuar më: 19:20 08-02-2019

Sara, që është një pjaniste prej vërteti po i shpjegonte Hildës, shoqës së saj, se çfarë është të luash pjano. Ja, –thoshte Sara -dora e djathtë I thotë dorës së majtë duke lëvizur gishtat e saj mbi tastjer, - shiko si I luaj unë gishtat, dëgjoi tingujt e bukur, që dalin. - –U, po edhe unë di ta bëj, ja dëgjo. - -Po ti nuk bën këtë, që bëj unë, -- prit pak I tha dora e majtë dorës së djathtë – po edhe ti nuk bën këtë, që bëj unë. - Po sikur të luajmë sëbashku, mbase luajmë edhe më bukur, e provojmë? - Po, ua sa bukur -- Ua sa të zonjat. që jemi, po thoshnin duart, - por ndërhynë gishtat - -pse shisni mend ju mi, ne lëvizim dhe shtypim tastjerat dhe ju mburreni sikur I bëni ju këto punë. - Kur dëgjuan veshët se çfarë po flitej, ndërhynë vrullshëm - - po të mos ishim ne të dy, veshi djathtë dhe veshi I majtë, ju nuk do të bënit dot muzikë. Sepse, nuk do e kuptonit dot, por pa mbaruar fjalën veshët, -- u hodhën sytë – jo morëe po te mos ishim ne, qe të shikonim dhe të drejtonim gishtat, ju vetëm zhurmë do të bënit dhe jo muzikë. –- Ua- tha mendja, - - kush e bën punën dhe kush do ti marrë meritat dhe ngriti zërin.-- po të mos jem unë që tju organizoj ju nuk do të mundi të bëni asgjë. –- Posi, po edhe ti pa ne, nuk do të bëje asgjë, I thanë sëbashku duart, gishtat, sytë dhe veshët. –- Mbase do të ishte më mirë të mos grindemi por sëbashku të bëjmë muzikë dhe ta shijojmë.

Falenderojmë Lira Gjikën për shkrimin e publikuar në intv.al/ 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0043721199035645
    array(1) { ["section"]=> string(24) "perralla-e-muzikes-86510" }