INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për shqiptarët e papunë Italia ofron punësimi sezonal

Për shqiptarët e papunë Italia ofron punësimi sezonal

Publikuar më: 16:36 22-02-2018

Për të gjithë shqiparët e papunë vjen një lajm i mirë nga Italia. Sipas dekretit të flukseve 2018, Italia ve në dispozicion 30.850 kuota për punë sezonale për punonjës të huaj mes tyre edhe shqiptarë, por dhe për ata të huaj që janë tashmë rezidentë në Itali.
Punonjësit mund të jenë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Algjeria, Bosnja-Herzegovina, Korea, Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet, Gambia, Gana, Japonia, India, Mali, Maroku, Mauricius, Moldova, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Sri Lanka, Sudani, Tunizia dhe Ukraina.
Kategoritë e punëve janë:
18.000 për punonjës sezonale për sektorin bujqësor dhe atë turistik.
500 hyrje për punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje.
100 punonjës të pavarur apo të varur josezonale me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil
2.400 hyrje për punonjës të pavarur, sipërmarrës që duan të hapin aktivitetin privat në Itali apo profesionistë, administratorë shoqërish, artistë të famshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0040698051452637