INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi plasi keq në emision dhe i tha ''ke manipuluar intervistën'', reagon Ermali ndaj vlogerit të famshëm dhe të dashurës së tij! [FOTO]

Pasi plasi keq në emision dhe i tha ''ke manipuluar intervistën'', reagon Ermali ndaj vlogerit të famshëm dhe të dashurës së tij! [FOTO]

Publikuar më: 22:13 04-11-2018

Reagon Ermal Mamaqi, ja çfarë i thotë!

Mbrëmjen e djeshme i ftuar shown “Xing me Ermalin” ishte drejtuesi i fondacionit ‘Fundjava ndryshe’, si dhe blogrei ndërkombëtar Nas Daily sëbashku me të dashurën e tij.

Por një diçka e pazakontë ndodhi dje, pasi pas pyetjes me spec të Kejvinës për Nas Dailyn, e dashura e tij filloi të qante. Në rekord kamera ajo kērkoi që gjithçka të transmetohej dhe Ermalinia premtoi gjithashtu. Por më pas Nas Daily ka reaguar duke i thënë Ermalit se pjesët nuk janë transmetuar të gjitha. Ai mendon se Ermali i ka hequr pjesë nga intervista dhe nuk ka nguruar t`ia thotë Ermalit.

"Kjo nuk është në rregull. Ti nuk ke transmetuar fillimin e intervistës. Pjesën ku nuk respektove mua dhe të dashurën time. Ti ke fshehur pjesën ku njerëzit do të shikonin sa e shpifur ishte kjo intervistë. Unë prisja gjë tjetër, nuk e mendoja se ti do të përfitoje nga kjo intervistë në këtë mënyrë", ka shkruar Nuseir Yassin në profilin e Ermal Mamaqit.

brp.jpeg

 

Nderkohë dhe moderatori i programit ka reaguar dhe ndër të tjera shkruan se i vjen keq që vlogeri ndihet keq por çdo rregullim është bërë për ti dhënë ritëm shfaqjes. Ai gjithashtu i kujton se çdo gjë që është shfaqur në ekran ka pasur lejen e tij fillimisht. Në fund ai i thotë se të paktën çdo gjë që ndodhi i dha vëmendje një çeshtje të rëndësishme dhe komplimenton dhe të dashurën e tij, e cila ishte personi më i prekur nga gjithë kjo.

"Hej Vëlla, më vjen keq që po dëgjoj që ndihesh në këtë menyre. Unë asnjëherë nuk do të hiqja pjesë të emisionit tim që të bëj të ndihen keq mysafirët e mi. Ne thjesht prejmë pjesë të vogla që ti japim një ritëm emisionit. Kjo është një gjë që të gjithë emisonet e regjistruar e bëjnë. Linku i plotë i episodit ndodhet në fund të këtij mesazhi. Dua që tëe tregoj që çdo gjë që ndodhi ishte e lejueshme nga ti, të kujtohet? Arbri ishte aty gjithashtu. Ti gjithashtu ke një kopje të emisionit të regjistruar nga kamera jote. Gjithsesi me vjen mirë që ky keqkuptim ngjalli kurreshtje në një temë të rëndësishme, siç janë të drejtat e femrës. Alyne është një person i mrekullueshëm dhe ishte një nder qe iu patëm juve të dyve në emision. Megjithatë unë bëj pyetje të papërshtatshme për të ngritur humorin për disa momente në emisionin tim. Kjo është çfarë ne bëjme, pa asnjë qëllim që ti hedhim poshtë të drejtat e një personi apo grup njerëzish. Faleminderit zotit që jetojmë në një vend ku humori është i censuruar. Zoti iu bekoftë të dyve dhe shpresojme që ti dhe Alyne të vizitoni prapë vendin tone.

P.s. Në Shqipëri, nuk trajtohen femrat si objekte seksi.", tha moderatori.

br.jpg

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.41128301620483
    array(1) { ["section"]=> string(122) "pasi-plasi-keq-ne-emision-dhe-i-tha-ke-manipuluar-intervisten-reagon-ermali-ndaj-vlogerit-te-famshem-dhe-gruas-se-ti-77638" }