INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Pasi e kafshon gjarpri e varrosin të gjallë në plehun e lopës'. Arsyeja që çuditi botën [FOTO]

'Pasi e kafshon gjarpri e varrosin të gjallë në plehun e lopës'. Arsyeja që çuditi botën [FOTO]

Publikuar më: 12:24 08-05-2018

Një grua ka humbur jetën pasi u varros e gjallë nën plehun e lopës.

Ky vendim tepër i çuditshëm që i kushtoi dhe jetën 35 vjeçares nga India erdhi pasi u kafshua nga një gjarpër.

Specialistët e zonës pasi morën vesh se viktima e quajtur Devendri ishte kafshuar nga një gjarpër këshilluan familjen e saj që ta varrosnin nën plehun e lopës që në këtë mënyrë të thithej helmi.

Megjithatë jo çdo gjë ka shkuar siç planifikohej.

Pas 75 minutash e murosur Devendri u ç'varros e vdekur e shkak për humbjen e jetës nuk u bë helmi i gjarprit por mbytja.

Burri viktimës ka deklaruar se: "Gruaja ime doli për të marrë dru zjarri dhe kur ajo ishte duke mbledhur dru një gjarpër e kafshoi në krah.

"Ne provuam disa ilaçe, një pluhur të grirë dhe e lidhëm krahun me një litar

por specialist i helmit të gjarpërinjve na këshilloi që ta mbulonim atë në plehun e lopës, kështu që ne e bëmë.

Specialisti ishte i bindur se mund të ndihmonte. E lëmë atë në plehun e lopës për 75 minuta.

Unë kurrë nuk mendova se ajo do të vdiste, me të vërtetë mendova se ajo do të mbijetonte"/intv.al/

 

PAY-CAP_330802_10.jpg

Specialisti i gjarëprinjve

 

PAY-CAP_330802_02.jpgPAY-CAP_330802_03.jpgPAY-CAP_330802_07.jpg

Fëmijët e viktimës

PAY-CAP_330802_09.jpg

Bashkëshorti i viktimës

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146