INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas gjithë 'rrëmujës', Oscars mund të kenë një prezantues këtë vit dhe e gjitha prej Ellen Degeneres

Pas gjithë 'rrëmujës', Oscars mund të kenë një prezantues këtë vit dhe e gjitha prej Ellen Degeneres

Publikuar më: 13:25 06-01-2019

“Academy” përzgjodhi fillimisht Kevin Hart si prezantuesin e ceremonisë “Oscar 2019”, por, prej disa postimeve homofobike vite më parë në “Twitter”, aktori hoqi dorë nga roli.

Edhe pse nuk dihet se kush do të jetë prezantuesi, Ellen DeGeneres përdori ndikimin e saj për t’u munduar t’i ndryshojë mendjen Hart.

“”Haters” do të fitojnë nëse ti nuk prezanton “Oscar”-in”, -i tha Ellen aktorit, gjatë një prej episodeve të spektaklit të saj. “Nuk mund të lejosh që personat negativë të shkatërrojnë talentin dhe ëndrrën tënde, që do të bësh, që ke të drejtë dhe duhet të bësh. Nuk duhet të lejosh që këta persona të fitojnë. Prezantoje “Oscar”-in. Pikërisht për këtë gjë “Academy” nuk ka gjetur ende një tjetër prezantues, sepse thellë-thellë po shpresojnë që të rikthehesh”.

Me sa duket, fjalët e Ellen kanë dhënë efekt, pasi Hart tha: “Të premtoj se do t’i marrë në konsideratë fjalët e tua. Duhet ta mendoj mirë”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” do të zhvillohet më 25 shkurt.

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915