INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Beyonce dhe Jay Z, një tjetër super-yll amerikan do bëhet me binjakë! [FOTO]

Pas Beyonce dhe Jay Z, një tjetër super-yll amerikan do bëhet me binjakë! [FOTO]

Publikuar më: 10:59 10-02-2017

Mesa duket në skenën amerikane të spektaklit e kanë bërë me fjalë!

Pas Jay Z dhe Beyonce, janë George Clooney dhe Amal ata që deklarojnë se shumë shpejt do të bëhen prindër të rinj. Por ngjashmëritë nuk përfundojnë këtu. Edhe aktori hollivudian me bashkëshorten e tij presin binjakë, njësoj si dy yjet e muzikës. Julie Chen, moderatorja e emisionit “The Talk”, ishte ajo që e bëri të ditur lajmin pasi e konfirmoi me aktorin 55 vjeçar. “Beyonce nuk është i vetmi superyll që po pret binjakë” ishin fjalët e 47 vjeçares Chen në emisionin e rrjetit CBS dhe menjëherë pas kësaj uroi çiftin. Kjo nuk është gjithçka pasi ajo mësoi edhe periudhën në të cilën priten të lindin fëmijët që do ta bëjnë baba Clooney-n. Dita e madhe do të jetë diku në muajin qershor. 

cloo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207