INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi i fundit i Ministrit të Financave për bizneset e mëdha

Paralajmërimi i fundit i Ministrit të Financave për bizneset e mëdha

Publikuar më: 11:32 07-12-2017

Në një aktivitet kundër informaliteti, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u jep një urdhër të fundit kompanive të mëdha në vend.  Sipas tij bizneseve të mëdha do u njihet vetëm një balanc, pasi deri tani kanë punuar me dy të tillë, një për tatimet dhe një për bankat tregtare, për qëllime kredimarrje.
“Kompanitë e mëdha vazhdojnë të jenë ende me dy balance, një në tatime dhe një në bankat tregtare, për qëllime kredimarrje. Kompanive do tu njihet vetëm bilanci. Kryeministri Rama e ka artikuluar si masë këto ditë dhe ne po e avanacojmë nga Banka e Shqipërisë në ditët në vijim. Dy aspekte që doja ti theksoja. Ulja e nivelit të kredive me probleme, që u trajtua gjatë mandatit të parë. Grupi mes Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë hartoi strategji për reduktimin e kredive me probleme, një ndër masat ishte dhënia e kredive vetëm në bazë të deklaratave tatimore. Niveli i kredive me propbleme është 14.4 %, 10% më i ulët se vitio 2013. Me qëllim frenimi i fenomenit të kredive të këqija, kemi avancuar këtë nismë. Në fokus të nismës është edhe biznesi i madh, duke bërë skanim të fenomeneve, sidomos të bilanceve fiktive. Deklarimi i pagave që nuk reflektojnë realitetin në raport me tregun e punës, duke sjellë deformime të shumëfishta,” tha ministri Ahmetaj.

Article Logic
Execution time: 0.0042569637298584